Prezantuesja Alketa Vejsiu është një ndër personazhet që është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo ka publikuar disa video së fundmi ku ka treguar se ndodhet në qytetin e Korçës, konkretisht në shtëpinë ku jetonin dikur gjyshërit e saj.
Alketa atje ka kaluar fëmijërinë: “O Zot i madh këtu kam ardhur pas 25 vitesh. Këtu ku kam kaluar fëmijërinë time ku ka qenë shtëpia e nënës dhe e gjyshit. Këtu nuk jeton asnjeri tani. O Zot sa kujtime kam këtu.”
“3 muaj në verë me tren deri në Pogradec. Deri 14 vjeç sa ishte gjallë nëna vija këtu”, vijoi më tej Alketa. Gjithashtu, ajo tregon edhe të tjera detaje, teksa ndodhej jashtë shtëpisë.
“Këtu bëja punë me grep edhe qëndisja. Ulesha këtu kemi pasur një stol që uleshim me gocat dhe me çunat. Këtu më ndiqte nëna me bukë, me gjalpë dhe me djathë”- shprehet Alketa. Jo vetëm kaq por Alketa kujtoi edhe gjyshen e saj të ndjerë: “Ah moj nëna ime të ishe gjallë të të puthja dhe një herë.”
Më herët, prezantuesja ka dhënë edhe një mesazh mjaft motivues në programin e saj televiziv. “Unë kur kam qenë e vogël njëherë, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi edhe kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru atje që të thaheshin dhe i harruan atje.
Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën.”