Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, Fifi ka konfirmuar lidhjen e saj të re. Adis Patushi është emri i të dashurit të ri të Fifit, si dhe emër i njohur për showbizin.
Këngëtarja lidhjen e ka konfirmuar lidhjen e saj në një koncertë gjatë ditës së djeshme. E prej disa ditësh kjo lidhje po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe sidomos pasi Adisi është ish partneri i modeles së njohur,
Adrola Dushit, me të cilin edhe ka një fëmijë. Pas heshtjes disa ditore, modelja ka thyer heshtjen kështu duke shprehur mendimin e saj për lidhjen e tyre përmes rrjeteve sociale.
Modeles si duket nuk i ka mbetur hatri pasi ka pëlqyer postimin ku shihet konfirmimi i lidhjes së këngëtares. Duke pyetur ndjekësit e faqes se a e pëlqejnë çiftin, Adrola ka përdorur opsionin ‘like’.
Kujtojmë se Adrola dhe Adis janë prindër të një djali të vogël, dhe pse kanë kohë që janë ndarë, dyshja vazhdon të ruajë marrëdhënie të mirë, ndryshe nga ç’ndodh zakonisht me shumë çifte.
Adrola është një modele shumë e njohur me një karrierë kryesisht jashtë vendit, por është edhe një mama shumë e përkushtuar për djalin e saj, ku nuk mungojnë momentet e bukura që ndan në rrjetet sociale me të birin.