Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, është një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar. Ajo njihet si një ndër biondet më tërheqëse. Olta nuk ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj, e pjesën më të madhe të kohës ajo u qëndruar besnike flokëve biond.

Por ditën e sotme, Gixhari duket se është bërë paksa nostalgjike dhe ka vendosur që me ndjekësit të ndajë një fotografi të 21-viteve më parë.
Aktorja ka postuar në “Instastory” një foto ku me flokët e saj super të gjatë në ngjyrë mjalti. “1999, me flokë të palyer kurrë”, shkruan Olta në foton që duket tepër tërheqëse si sot.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.