Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka plane për të ndryshuar rrënjësisht karrierën e tij. Ai ka munguar së fundmi në programin “Portokalli”, por mungesa e tij nuk ka lidhje me protestat. Pjesëmarrja publike në protestat e fundit për naftën (dhe jo vetëm) nuk ka të bëjë në vendimin e tij për vijimësinë e jetës dhe karrierës.
Përkundrazi, është një shtesë e karakterit të tij, por vetëm kaq.Vetë Binaj ka treguar se këto dy gjëra nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Ai ka thënë se po merret me diçka më të madhe, të cilën do ta zbulojë publikisht në rrjetet sociale në vazhdim.”Kam marrë shumë mesazhe prej jush për mungesën time në Portokalli. Ju njoftoj se do të mungoj edhe këtë të diel dhe disa të tjera pas saj. Nuk ka lidhje me protestën”, ka shkruar ai. “Kjo ka lidhje me diçka më të madhe, për të cilën do ju flas në ditët në vazhdim”, ka shtuar aktori i madh i humorit.
Ai po përpiqet ta fshehë, por disa fansa kanë filluar me aludimet e para. Florjan Binaj pritet të bëhet pjesë e një projekti të madh televiziv, pra ska të bëjë me politikën. Ai do të jetë bashkëmoderator i një emisioni për natyrën shqiptare. I apasionuar pas natyrës sonë, ai do të frymëzojë njerëzit për të dashur më shumë florën dhe faunën shqiptare.