Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv/kryeministrja Belinda Balluku në një komunikim për mediat, ka paralajmëruar ndërtuesit se për këdo që ka shkelur lejen do të ketë investigim dhe do të përballen me ligjin.
Pyetje: Vende të ndryshme po diskutojnë ndërprerje të energjisë pas orës 22:00? A do të ketë masa në vend?
“Nuk më rezulton që Qeveria do të marrë këtë masë, do të ishte një masë emergjence shumë e madhe, nuk ndodh kjo, pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik, Gjermania e ka aplikuar këtë, ndriçimi ndodh nga ora 4 pasdite deri në 10 të darkës, kjo në ambientet publike. E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë dhe vendet e tjera, nesër do të bëjmë publike në orën 09:00 prezantimin e paketës për energjinë dhe masat drastike që do të merren. ”, u shpreh Balluku.
“Për çdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen apo të ndërtuar pa leje, do të ketë një investigim edhe për institucione që kanë detyrë kontrollin e territorit dhe këto gjëra ndodhin nën hundën e tyre. Ky është një proces që e kemi studiuar dhe nuk do të ketë tolerancë për ndërtuesit që kanë shkelur lejen. këto ndërtesa do të përdoren për të akomoduar familje në nevojë. VKM-ja i jep tre mundësi drejtuesit që ka kryer shkelje”, tha Balluku.