Sot më 21 Janar 2024, u mbushën plot 13 vjet nga vrasjet shteterore mes bulevardit te Tiranes, nga regjimi dhe qeverisja e asaj kohe. U mbushën 13 vjet nga heshtja e madhe e organeve te drejtesise, se vjeter dhe te re. Vrasjet e 21 Janarit, jane dhe mbeten, turp dhe krim shteteror, qe kerkon zbardhjen urgjente. Reformimi i organeve te drejtesise, ardhja e nje fryme te re ne prokurori dhe gjykata, duhet të lëvizë diçka me patjetër në këtë çështje kaq të rëndësishme. Asnjehere nuk është vonë, të dënosh krimin, vrasjet dhe autoret e tyre që fshihen pas mandateve dhe politikes. Shqiptaret duan ndëshkimin e atyre, që sot me shumë se kurrë duhej të ishin pas hekurave!
Kreu i SPAK-ut zoti Dumani, duhej të kishte nisur me kohë hetimin, dhe të niste për gjykim vrasesit dhe urdheruesit e vrasjeve te 21 Janarit. Çdo vonesë, mbetet fatale për drejtesinë ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Çdo vonesë mbetet dhe heshtje nga SPAK-u, mbetet sfidë e cila kerkon një zgjidhje, një përgjigje, një ndëshkim për të pandëshkueshmit.
Pikërisht, kjo është ajo që presin prej 13 vitesh familjet e viktimave, shqiptaret, por edhe nderkombetaret.