Monday , October 3 2022

Bloomberg: Dy kompani ajrore shqiptare falimentojnë këtë dimër, shkak kriza e karburanteve

Linjat më të dobëta të Europës përballen me një rrezik të shtuar kolapsi këtë dimër, paralajmëron Bloomberg, e në listën e zezë të medias me seli në Nju Jork renditen edhe dy linja ajrore shqiptare, të cilat megjithatë, nuk përmenden me emër.

Arsyet që Bloomberg jep për kërcënimin e falimentit i cili i kanoset sipas agjencisë së specializuar në lajme ekonomike kompaninë fjalë, nisin nga fakti që kombet, të cilët ndihmuan shpëtimin e këtyre firmave gjatë krizës së Covid-it, tani mes rritjes së inflacionit, fokusin do ta kenë diku tjetër.

Teksa pandemia pak dështim të linjave ajrore prodhoi në rajon falë ndërhyrjeve me një lumë pagesash në formë ndihme, transportuesit ajrorë tani përballen me shtrydhjen e tyre nga kostot e rritura të karburantit, të kombinuara me një tkurrje  sezonale të udhëtimit.

E gjithë kjo, vjen në një kohë kur qeveritë po luftojnë që të arrijnë t`i përgjigjen faturave familjare në rritje. Analistët e Sanford C. Bernstein, Alex Irving dhe Clementine Flinois mendojnë se më të cënueshme nga kjo situatë do të jenë kompanitë e vogla ajrore në Europën Qendrore dhe atë Lindore.

Ata përmendin një model të ri për vlerësimin e rrezikut të falimentimit sipas niveleve të konkurrencës dhe kapacitetit, itinerareve dhe kostove të mundshme nga marrja me qira dhe zëvendësimi i avionëve. Gjashtë linjat ajrore më të mira të Europës përballen me rrezik të papërfillshëm, sipas Bernstein, përfshirë këtu Air France-KLM, IAG SA dhe Deutsche Lufthansa AG, të cilat ende do të jenë në gjendje të mbështeten tek ndihma e qeverisë, nëse do të jetë e nevojshme.

Linjat më të ekspozura ndaj rrezikut ndërkohë përfshijnë dy në Shqipëri, një në Qipro, si dhe linja ajrore me bazë në Bjellorusi, Bullgari, Republikën Çeke, Gjeorgji, Moldavi dhe Rumani. Kjo situatë, sipas Bernstein, mund të favorizojë lojtarët më të fortë në Europën Lindore, kryesisht Wizz dhe Ryanair që kanë aftësinë të shpërndajnë me shpejtësi avionët e tyre në tregjet e sapoliruara.