Monday , October 3 2022

E ëma e çoi në spital pasi u zgjua me dhimbje koke, ndërron jetë papritur vogëlushi 5-vjeçar

Një 5-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Spartë të Greqisë.

Sipas mediave helene, fëmija ishte zgjuar sot rreth orës 07:00 me dhimbje të forta koke.

Ndërsa pak më vonë e ëma vuri re se fëmija po nxirrte shkumë nga goja.

Për rrjedhojë ajo e çoi menjëherë në spital.

Por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 5-vjeçari ndërroi jetë sot rreth orës 9 të mëngjesit.