Monday , August 15 2022

“Më mbyllte në shtëpi e më qëllonte me grushta fytyrës”, këngëtarja shqiptare rrëfen historinë me të dashurin

Ajo është këngëtare e këngëve popullore në Shqipëri. Në një nga intervistat e saj, tha se i pëlqejnë sfidat dhe se i merr parasysh edhe pasojat. Por E.S., nuk e kishte parashikuar se deri ku do të shkonte i dashuri i saj, një burrë i martuar dhe me katër fëmijë.

Ai e dhunoi këngëtaren shqiptare për shkak të xhelozisë që nuk mundi dot ta frenojë. Deri aty sa ai u kthye në një përndjekës dhe i fiksuar pas bukurisë së artistes popullore në Shqipëri.

Në dosjen që policia i tregoi ekskluzivisht Gazetasi, shpjegohet se si këngëtarja E.S., me banim në rrugën “Ndre Mjeda”, i tha policisë se u lidh me një 34-vjeçar nga Prishtina që jetonte në Kosovë dhe që rezulton të jetë me arsim të mesëm dhe me statusin i martuar.

“Nga viti 2015, bashkëjetova në Kosovë me T.F., ndonëse ai është i martuar dhe me katër fëmijë”, – shprehet përpara policisë këngëtarja. Marrëdhënia jonë fillimisht ishte normale, por me kalimin e kohës, ajo pasoi me mosëmarrëveshje që startonin nga xhelozia”, – ankohet më tej në policinë e kryeqytetit këngëtarja.

Referuar denoncimit të këngëtares, në vitin 2018, kosovari nisi ďhunën fizike. “Ďhuna u bë prezente për shkak se unë jam këngëtare dhe për shkak të xhelozisë T. F., nuk më lejonte të këndoja në Kosovë. Në vitin 2018 u detyrova të kthehem në Tiranë”, – vijon ajo.

Por pavarësisht këtij vendimi që do të thoshte ndarje e çiftit, në dhjetor 2018 këngëtarja shprehet se u ďhunua deri aty sa 34-vjeçari nuk kurseu as grushtet në fytyrë.

“Në vitin 2019, në prani të nënës time ai ushtroi ďhunë fizike dhe më ofendoi”. Por me kalimin e kohës, këngëtarja vendosi që të rikthehej tek i dashuri i martuar, duke e vazhduar lidhjen në 2020-ën.

“U takuam me njëri-tjetrin në qytetin e Tiranës dhe marrëdhënia vazhdoi në Shqipëri. Por ai nuk më lejonte të dilja me shoqërinë dhe më fyente vazhdimisht me fjalor të ndyrë”, – kujton e reja, që është e njohur për publikun shqiptar. Por që Gazetasi ka vendosur mos ta publikojë identitetin e saj.

Lidhja e tyre, sipas dosjes ka vijuar me ulje e ngritje, herë me ndarje, kur burri i martuar kthehej tek familja, e herë me pajtim.

“Erdhi në shtëpinë time dhe më kërkoi të vazhdonim së bashku. Por kisha vendosur ta mbyllja historinë. Ai vazhdoi me këŗcënime dhe fyerje në adresën time dhe kjo ndodhi sapo ai mësoi që unë i isha kthyer punës si këngëtare. Në mënyrë të përsëritur më shqetëson me telefonata dhe insiston që lidhja jonë të vijojë, ndërkohë që unë nuk dëshiroj më të jem me të”.

E reja kujton se ankthi prej këŗcënimeve të ish të dashurit, iu bë pjesë e përditshmërisë. “Më fyen në prani të familjarëve të mi, më ĸanos dhe më këŗcënon. Skenat e ďhunës i ka parë edhe mamaja ime dhe mesazhet kërcënuese ai ua dërgon edhe prindërve të mi”, – ďenoncoi këngëtarja sipas materialit.

Në tentativë për të realizuar një ndarje normale, e reja kujton se duroi për disa vite, megjithëse ish i dashuri i saj nuk heq dorë prej saj dhe kërkon që të vijojnë marrëdhënien me këto kushte. Pas kësaj ankese në polici, shtetasi kosovar, sipas policisë, u aŗrestua, por më pas u la nën masën e detyrimit me paraqitje.

Kallëzuesja lëshoi një deklaratë noteriale numër 5864 të firmosur para një notereje, ku evidentohet se i dyshuari nuk e ka bezdisur më dhe se nuk kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin. “Këngëtarja thotë se ajo është dakord që ish i dashuri mos të procedohet penalisht, por duke lënë në fuqi vetëm urdhrin e mbrojtjes”, – citohet në shkresa.

Pavarësisht kësaj, të hënën e parë të çdo muaji i riu është urdhëruar të paraqitet në orën 10 para policisë gjyqësore.