Bashkia Elbasan mbjell 109 pemë të reja për 109 vjetorin e Pavarësisë.

Ditën e sotme Bashkia Elbasan sëbashku me disa nxënës të shkollës “Luigj Gurakuqi” ka mbjellë 109 pemë të reja. Këto pemë janë mbjellë me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Elbasanit. Fidanët e rinj janë mbjellë përgjatë Unazës jugore të qytetit dhe sipas kryebashkiakut Llatja kjo nismë po çon më tej projektin Muri i Gjelbër.

Postimi i Kryetarit të Bashkisë Elbasan Gledian Llatja

Dhurata më e bukur që mund ti trashëgojmë brezave është një qytet i pastër dhe i gjelbëruar. ♻️ Ndaj sot në këtë ditë historike për Elbasanin, bashkë me një grup të rinjsh të shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe ekipin e gjelbërimit mbollëm 109 fidanë të rinj përgjatë unazës së qytetit dhe në zonën industriale duke çuar më tej projektin #MuriiGjelbër ???