Online apo në klasë; Ministria e Shëndetësisë del me lajmin e papritur: Nga 1 dhjetori rekomandojmë mësim…

Teksa pandemia covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë kërkon që të marrë masa të tjerë për të frenuar infektimet. Së fundmi përveç Universiteteve është kërkuar që edhe në shkollat fillore dhe të mesme të nis mësimi online. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një mesazhi për mediat, ku thekson se  pas rekomandimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve i është rekomanduar më pas Ministrisë së Arsimit që mësimi në shkolla të bëhet i alternuar.

Pra mësimi do të zhvillohet, në formën klasike por edhe online. Sipas Manastirliut, kjo praktikë do të nisi që në datë 1 dhjetor.

“Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra. Por, për të minimizuar riisqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur: T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore.” -tha Manastirliu.

Tashmë pritet që Ministria e Arsimit të miratojë dhe të vërë në zbatim rekomandimet e bëra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë.