Në një ceremoni solemne, të organizuar në sallën e Senatit Akademik të Universitetit të Elbasanit, u diplomua brezi i rradhës i Doktorantëve.
Në ceremoni, Rektori Prof.dr. Skender Topi, theksoi se ky moment është shumë u rëndësishëm qoftë për doktorantët por ashtu dhe për institucionin, pasi shënjon mbarimin e një rrugëtimi të gjatë drejtë dijes dhe kërkimit shkEncor.
Në vijim, tematikat e studentëve doktorantë.
• Doktoratë në “Albanologji” me profil në “Histori”
“Vallja dhe riti në terrenin etnokoreografik shqiptar” Artan Ibërshimi
“Kongresi i Dibrës i vitit 1909” Besnik Bajrami
“Kënga popullore qytetare e Elbasanit dhe vendi i saj në trashëgiminë tonë popullore” Kastriot Tusha
“Lef Nosi në jetën politike shqiptare të viteve 1900-1924” Enkeleida Nosi (Agaçi)
“Diplomacia shqiptare 1978-1991: Vetizolimi dhe shanset e humnbura” Etleva Nita (Breshani)
“Figura e Dervish Bej Biçakut dhe kontributi i tij në historinë e Shqipërisë dhe të Elbasanit” Juliana Hasekiu (Lloshi)
• Doktoratë në “Albanologji” me profil në “Gjuhësi”
“Anglicizmat, vendi dhe përdorimi i tyre në shqipen e shqiptarëve të Maqedonisë (së Veriut)” Majlinda Ismaili – Mahmudi
“Lidhja kryefjalë-kallëzues-kundrinor në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze” Rilind Mahmudi
“Terminologjia e urbanistikës në gjuhën shqipe (Fjalor i termave të urbanistikës shqip-frëngjisht-anglisht)” Eva Papamihali
“Kuptimi përgjithësues kontekstor në gjuhën shqipe” Merita Balliçi
“Tiparet dalluese të leksikut dhe stilit shprehës në tragjedinë “Makbeth”. Një vështrim krahasues midis tekstit origjinal të Shekspirit dhe tekstit të përkthyer nga Noli” Ornela Çoku (Muça)
“Ligjërata politike dhe veçantitë e përvijimit të saj në gjuhën shqipe (këndvështrim pragmatik)” Ardita Dylgjeri
“Mbi kategorinë e kohës dhe mënyrës në foljet e gjuhës shqipe dhe gjermane” Edesa Paheshti (Hamza)
“Shprehja gjuhësore e marrëdhënieve shkakore në gjuhën shqipe dhe angleze” Fabiana Velencia
“Vështrim mbi gjuhën e sotme të politikës (funksionet dhe veçantitë leksiko-gramatikore)” Lediona Lumi