Pak ditë më parë, e ftuar në “Shiko kush luan”, Leonora Jakupi zbuloi se do të martohet në vitin 2021. Ajo preferoi të mos fliste shumë rreth partnerit, por në “Prive Reality” ka zbuluar se janë bashkë që prej 9 vitesh. Partneri i kishte shkruar Leonorës një letër surprizë, të cilën ajo e lexoi në emision.
Me fjalët më të ndjera dhe më të bukura të dashurisë, ai arriti ta përlotë këngëtaren. “Kjo letër supozohet të jetë një letër shumë e thjeshtë për t’u shkruar. Fjalët duhet të vijnë vetë dhe të rrjedhin ashtu siç është realiteti, por s’mund të them që është lehtë, fare e lehtë. Jo nga mungesa e fjalëve për ty, por nga ajo se çfarë në të vërtetë nënkupton prezenca jote në jetën time.
Të duash një person si ty, është sa e lehtë, po aq dhe e vështirë. E lehtë sepse shpirti yt dhe bukuria jote e bëjnë njeriun të të dojë dhe të të çmojë. E çfarë të bëj unë tjetër pos të të dua? E vështirë të ofroj aq sa ti e meriton. Një popull që ka një artiste si ti është vetëm populli shqiptar, krenar dhe luftëtar. Një familje që të ka ty në shtëpi është një familje e bekuar.
Sa me fat janë fëmijët tanë që do kenë një nënë si ty! Një gjë ta dish: asnjë moment nuk dua të jem pa bukurinë tënde, pa dashurinë dhe shpirtin tënd të mirë, mbretëresha ime. Përgjithmonë i yti, N”, shkruhej në letrën e lexuar nga Leonora, të shkruar nga partneri i saj.