Nuk kishte ndodhur më parë në këtë festival. RTSH dhe organizatorët “harrojnë” të ftojnë Arilena Arën të…

Tradita e festivaleve në Shqipëri e do që fituesi i edicionit të kaluar të ftohet nga organizatorët për të performuar këngën fituese natën e parë apo natën finale. Kështu ndodhi vjet me Jonida Maliqin, meEugent Bushpepën dy vite më parë e me çdo fitues. Siç e pamë mbrëmjen e parë këtë edicion, festivali u hap nga trupa e baletit dhe jo nga Arilena.

 Sakaq, burime për News31 kanë treguar se nata finale nuk do të hapet nga kënga fituese “Shaj”, por një tjetër numër special. RTSH dhe organizatorët nuk i kanë dërguar Arilenës as ftesën për t’u ngjitur në skenë e për të dhuruar trofeun siç është traditë.

Kjo shenjë mos-respekti nga institucioni për Arilenën le një shije të hidhur, pasi ishte ky festival që e përzgjodhi fituese një vit më parë dhe që u përqafua nga mijëra ndjekës.

Stafet e jashtme organizatore mund të ndërrohen vit pasi viti, ama e mira do ishte të mos merrnin vendime nga 0, por të ruanin atë që trumpetohet këtë vit – tradita e festivalit!