Jepet njoftimi i rëndësishëm per te gjithe ata qe duan te ikin ne Greqi. Duhet te bëni këtë gjë.

Per te gjithe ata qe duan te udhetojne drejte Greqise Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë këtë njoftim te rendesishem: “Aegean Airlines” njofton se duke filluar nga data 16 korrik 2020, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt shtetit grek duhet të plotësojnë Formularin Elektronik të Gjurmës së Pasagjerit (e-PLF) i cili mund të merret 24 orë përpara udhëtimit.

Aeroporti i Rinasit mund të rinisë fluturimet në qershor. Formularin e aplikimit e gjeni në faqen zyrtare të qeverisë greke travel.gov.gr. Pas plotësimit të formularit, do t’ju vijë nje email me kodin individual QR. Do t’ju luteshim, të pajiseni patjetër me këtë kod, sepse ndryshe nuk do t’ju mundësohet fluturimi për në Greqi.

Nga ky rregull, përjashtohen pasagjerët që kalojnë tranzit nga Greqia dhe kanë tjetër destinacion. Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutem kontaktoni agjencitë turistike ose kompaninë ajrore Aegean Airlines,” përfundon Aeroporti i Rinasit. Shpresojme qe ne date 1 gusht te hapen perseri kufijt me Greqine.