Akoma nuk ka një kurë përfundimtare dhe vaksina anti Covid duket se është ende larg. Mjekët dhe studiuesit nga e gjithë bota po eksperimentojnë me ilaçe antiviralë, antibiotikë e deri me plazmën e pacientëve të rikuperuar nga sëmundja.Dhe tani duket se ka një shpresë të re në luftën kundër koronavirusit.
Një terapi antivirale e inicuar dy javë më parë me një treshe ilaçesh tani duket e sigurt dhe efektive në zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit tek pacientët në gjendje deri në mesatare. Tre ilaçet që i bashkohen interferonit beta-1b, janë lopinavir-ritonavir dhe ribavirinë dhe duhet të merren çdo 12 orë brenda 7 ditëve nga fillimi i simptomave Covid-19.
Kjo treshe duket efektive në zvogëlimin e përhapjes së virusit në krahasim vetëm me lopinavir-ritonavir dhe u provua si terapi e trefishtë te 127 pacientë të rritur (të moshës 18 vjeç e lart) nga gjashtë spitale publike në Hong Kong. Përveç kësaj, kombinimi i trajtimit u shfaq i sigurt dhe u tolerua mirë nga pacientët. Hulumtimi, i botuar në revistën shkencore britanike The Lancet, nuk përfshin raste serioze të Covid-19.
Të njëjtët autorë theksuan nevojën për studime më të mëdha në fazën 3 për të shqyrtuar efektivitetin e këtij kombinimi të trefishtë në pacientët në gjendje kritike. Sipas studimit, pas trajtimit me këto tre ilaçe koha e qendrimit në spital shkurtohet nga 9 në 14 ditë kurse Kwok-Yung Yuen nga Universiteti i Hong Kongut i cili drejtoi studimin – tregon se trajtimi i hershëm i Covid-19 me një kombinim të trefishtë të ilaçeve antivirale zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit në trupin e një pacienti, lehtësojnë simptomat dhe zvogëlojnë rrezikun për profesionistët e kujdesit shëndetësor duke zvogëluar kohëzgjatjen dhe sasinë e përhapjes së viruseve.