Kandidati i LSI në Elbasan: “Së bashku, me përkushtim dhe besimin në Zot, për Elbasanin për Shqipërinë tonë, për të ardhmen”

Zyrtarizimi i listave të kandidatëve të partive politike në Shqipëri ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit nëpër rrjetet sociale. Edhe Dr. Ermir Gjinishi, kandidati i Lëvizjes Socialiste Për Integrim në qarkun e Elbasanit, mbrëmjen e djeshme i ka kushtuar një status “marshimi drejt triumfit të 25 prillit” siç e qun vetë ai:

Statusi i Plotë: Sot nis zyrtarisht marshimi drejt triumfit të 25 prillit. Disa njerëz hyjnë në jetët tona për të na treguar që të mos bëhemi kurrë si ata. 25 prilli është gongu i sovranit për kthimin e vendit në normalitet demokratik, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe kthetrat e oligarkëve, fundin e pandëshkueshmërisë, kthimin e shtetit të së drejtës, arsim dhe shërbim shëndetësor cilësor.

25 prilli është mbyllja e sarkofagut të rilindjes që per 8 vite na tregoi se çfarë nuk duhet të jemi. Është dita e shpresës së madhe. LSI është forca e ndryshimit, është zëri juaj. Së bashku, me përkushtim dhe besimin në Zot, për Elbasanin për Shqipërinë tonë, për të ardhmen. # Shqipëria Shtëpia Juaj

Dr. Ermir Gjinishi u lind në Peqin dhe jetoi aty deri në moshën 18-vjecare, atëherë kur ndodhën dhe ndryshimet politike në Shqipëri. Vazhdoi studimet pavarësisht situatës. Përfundoi studimet në universitetin e Tiranës për gjuhë-lëtërsi dhe teologji në vitin 1998. Dhe pse kishte mundësinë për të studiuar jashtë, zgjodhi që të qëndrojë në Shqipëri dhe të përfundojë masterin. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe shumë shkrime të tij janë botuar në revistat e tyre. Gjithashtu ai është vlerësuar nga OKB me titullim “Ambasador i paqes”.