Gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë është shpallur ditën e sotme ‘Qytetar Nderi’ në Elbasan.
Kryetari i Bashkisë, Gletian Llatja ka organizuar ceremoninë e ndarjes çë çmimit në ambjentet e universitetit ‘Alekandër Xhuvani’, ku Baxhaku ishte njëkohësisht dhe pedagog.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë miq, kolegë dhe familjarë të publicistit, të cilët kanë shprehur vlerësimet më të larta ndaj tij.
Vajza e Baxhakut, Bora ka deklaruar se e ka shumë të vështirë të flasë për babain. Ajo ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë të pranishmëve.
‘E kam ende shumë të vështirë të flas për babin. Megjithatë dua të shpreh mirënjohjen për Uninonin e Gazetarëve, Bashkinë e Elbasanit. Sepse Elbasani është qytet shumë i rëndësishëm për të, janë rrënjët e tij, origjina e tij dhe e donte shumë këtë qytet. Në emër të gjithë familjes, shumë faleminderit’, tha Bora.
Emocione të veçanta ka ndarë edhe vëllai i gazetarit, Artur Baxhaku. Ai ka kujtuar edhe fjalët e të atit të ndjerë.
‘Me shumë emocione, në emrin tim dhe të gjithë familjarëve të Fatosit, ju shpreh mirënjohjen time. Ju që jeni këtu dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë punë, veçanërisht kolegëve që janë këtu, studentëve, do t’i quaja patriotëve të mi, përveç se familjarë të këtij qyteti. Është një nder jashtëzakonisht i madh të shpallet Qytetar Nderi, aq më tepër Qytetar Nderi është rasti veçantë që vetë elbasanllinjt në ambjentet ku kam jetuar dhe jam rritur unë. Të jesh elbasanlli, është nder i veçantë. Lëre të jesh qytetar nderi është më shumë se nder. Kjo dashamirësi vërtetë më ka emocionuar, madje babai më thoshte ‘Se nqf se nuk e bën me qejf punën, më mirë mos e nis fare’. Lene fare thoshte. Vërej që kjo punë është bërë me qejf vërtetë’, u shpreh Artur Baxhaku.
Më tej kanë folur edhe disa figura të njohuar të qytetit të Elbasanit si kryebashkiaku Llatja, rektori Skënder Topi dhe miku i Baxhakut, kryetari i uniot të gazetarëve Aleksandër Çipa.
Gledian Llatja: Nuk kishte një vend më të mirë sesa universiteti për ta vlerësuar dhe për ta bërë këtë ceremoni, sesa në mes të atyre ku Fatosi duhet të ishte sot. Prandaj ne zgjodhëm që të ishim në universitet. Pikërisht për ta kujtuar dhe vlerësuar.
Skënder Topi: Jemi mbledhur sot në teatrin e këtij univerrsiteti, jo për ligjerata as konferenca universitare. Jemi sëbashku për të kujtuar dhe vlerësuar një emër të njohur të botës mediatike me një kontribut në mjedisin universitar. Fjala është për publicistin shqiptar Fatos Baxhaku. Ky emër, simbol i medias shqiptare, ka mbetur në kujtesën e stafit tonë akademikë për vlerat që kishte dhe përcolli si lektor në universitetin tonë. Me rrënjët familjare në Elbasanin e arsimit dhe kulturës dhe me kontributin e tij në mediat më të rëndësishme në kryeqytet, në radio, televizion, shtypin e shkruar dhe në të tërë vendin.
Aleksandër Çipa: Tosi u arratisej lëvdimeve të tilla, i refuzonte ato në mënyrë dinjitare. Ai ishte njëri i gatuar me kumtin e mbretit dhe mbrentinë e njeriut qytetarë. Por ne nuk kemi shumë forma për ta shprehur mirënjohjen që kemi për kolegun tonë, i cili mbetet i vvlefshëm në gjithësi. Baxhaku ishte një njeri që solli në gazeatarinë shqiptare, jo vetëm përgjegjësinë e fjalës, por solli disa nga virtytetet më të qënësihme të gazetarisë shqiptare.