Djali i deputetit të PD, Luçiano Boçi, vijon të jetë i shtruar në spital, pas përplasjes së mitingun e PD në Elbasan. Gazetarja Edisona Skënderi raporton se djali i Boçit, ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka hematoma. Deri më tani, familja Boçi nuk ka kryer kallëzim penal.
“Nga ekzaminimet e bëra, rezulton se gjendja shëndetësore shfaqet e stabilizuar dhe nuk ka rrezik për jetën. Ka hematoma të dukshme në pjesën e fytyrës, ka edhe lëndime të lehta në trup. Sa i takon pjesës së hetimeve, na konfirmohet se asnjë nga anëtarët e familjes Boçi nuk kanë ngritur kallëzim penal. Deri më tani, nuk ka nisur ende një hetim”, raportoi ndër të tjera, gazetarja.
Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike.