Wednesday , April 16 2025

Humb jetën edhe 14 vjeçari në Shkodër! U aksidentua mbrëmë bashkë me 16-vjeçarin që ndërroi jetë në vend

Ndërron jetë edhe i mituri tjetër, i aksidentuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Stom Golem, të Shkodrës.

Së bashku me shokun e tij, 16 vjeçar, ata udhëtonin me motor dhe pasi humben kontrollin e mjetit janë përplasur me një mur.

Për pasoje ndërroi jetë në vend 16 vjeçari ndërsa 14 vjeçari ishte në gjendje të rënde në spital, por nuk ia doli dot të mbijetonte.

Dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.

Top Channel