Aortë Maliqi rrëfen historinë e trishtë që fshihet pas emrit të saj të veçantë

Aortë Maliqi është vajza me emrin e veçantë dhe një histori të trishtë që fshihet pas tij.
Në një lidhje me Skype për emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se emrin ia ka vendosur e ëma e ndjerë, e cila dëshironte që e bija të ishte e fortë në zemër dhe të bëhej mjeke.
Mirëpo, për ironi paradoksale, e ëma ndërroi jetë në moshë shumë të re, pikërisht nga një infarkt në zemër.
Aorta rrëfen e emocionuar se dita kur nëna e saj vdiq është me e trishta për të, sa që nuk gjen fjalë që ta përshkruajë.
“Emri im ashtu siç e cekët dhe më herët, Aorta e zemrës. Emri është trashëguar nga mami im, e cila ndërroi jetë nga një infarkt në zemër. Është ironi paradoksale. Mami ka qenë shumë e re, 44 vjeçe.
Ashtu siç të gjitha vajzat kemi dëshirë një jetë të fortë dhe ajo donte për mua të isha e fortë në zemër dhe të bëhesha mjeke.
Është ditë e papërshkrueshme kur nëna ndërroi jetë dhe mbaj mend çdo detaj, që nga marrja e lajmit dhe deri te përfundimi i asaj dite”, u shpreh ajo./abcnews.al