Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli janë prej shumë vitesh në krahët e njëri-tjetrit, por e dinit se ata i kanë thënë njëri-tjetrit 4 herë “po”?
Dy aktorët janë martuar 4 herë dhe në secilën prej ceremonive, i janë betuar njëri-tjetrit për t’u plakur bashkë. E ftuar te “Rudina”, Erjona zbuloi një detaji të bukur në dekorin e dasmës që ishte shprehja “përgjithmonë aktualja”, një frazë që vjen prej njohjes së çiftit.
“Te e para ka qenë surprizë shokësh, fejesa. Unë vetëm vello të bardhë kam pasur dhe shoqëria e Salsanos dhe e imja në Elbasan që nuk e di, a mund ta përmend, por Gaz Laloshi, emrin do ta përmend, por kompaninë e vet s’po e përmend, më bënë një surprizë dhe më marrin edhe me pajton, domethënë ajo quhet fejesë, dasmë, nuk e di, i ka të gjitha bashkë.
Në ceremoninë e dytë ishte celebrimi që kanë qenë gocat pjesëmarrëse, por u bë pak fsheht, ashtu siç kemi dëshirë ne, mos t’i bëjmë gjërat shumë të mëdha.
Ceremonia e tretë, më fal, ajo e dyta është e treta. Por celebrimi u bë pas dy vitesh që Salsano u ul në gjunjë dhe më tha “A dëshiron të martohesh me mua?” Nuk e di, nuk numërohen martesat tona. Më duket sikur jam martuar me 4 të ndryshëm. E kisha shumë qejf në fakt sepse Gaz Laloshi ngaqë më quan motër kishte shumë qejf të më vishte me fustan të bardhë që ndodhi momenti i katërt. Qëllova që mbeta shtatzënë me vajzën e dytë dhe thashë unë nuk martohem, nuk vesh fustan të bardhë, nuk bëj festë nëse nuk pi unë dhe të tjerët bëjnë qejf dhe unë vetëm shoh. Ashtu qëlloi, shtatzënia ishte me regjim shtrati për një kohë të gjatë kështu që do kënaqja të tjerët jo veten. U tregova egoiste, anulova çdo gjë, fustani m’u ruajt dhe pas 5 vitesh, nuk dija se si t’ia…, po themi punoja Salsanos se nuk është se e kishte me qejf një ceremoni.”- rrëfeu ajo.