Vjehrra e Arbanës qenka fiks si moderatorja kur vjen fjala tek gatimi dhe të shijuarit e ushqimit. Ajo në fakt qenka një mjeshtre e vërtetë e gatimit tradicional. Moderatorja është për vizitë në Malësinë e Madhe ku ka marrë me vete dhe Diellin, dhe vjehrra paska vendosur ta “shkrijë talentin” përpara nuses, e cila është dhe vetë një kuzhinjere “me nam”!
Arbanën, ajo e ka pritur përveç të tjerash me një tavë krapi, e cila që nga fotoja “ta bën me sy”, dhe me atë që vendasit e quajnë “djathi i ziem”. Aq është kënaqur nusja sa ka shkruar në rrjetet sociale se kjo tavë krapi, “meriton të mbrohet nga Unesco”.