Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detajet mbi bilancin e 24 orëve të fundit mbi situatën Covid në vendin tonë. Sipas njoftimit të dhënë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 826 qytetarë. Katër qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID19 10 qytetarë, mes tyre një 30 vjeçare nga Durrës.
“4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja”, thuhet në njoftimin e MSH.
Në të gjithë vendin janë 12,157 pacientë aktivë me Covid, ndërsa aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i epidemisë.
Kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 826 qytetarë:
280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.
Statistika (24 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 826
Të shëruar në 24 orë 916
Të shtruar në spitale 211
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 5150
Testime totale 1,176,595
Raste pozitive 166,690
Raste të shëruara 151,914
Raste Aktive 12,157
Humbje jete 2,619
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5385
Durrës 1169
Fier 1151
Shkodër 1118
Vlorë 686
Elbasan 625
Lezhë 509
Berat 491
Korçë 310
Kukës 291
Gjirokastër 225
Dibër 197