31-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, teksa një e re ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të i banesës ku jetonte.

“Më datë 11.10.2022, në rrugën “Tre Dëshmorët”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës, shtetasja E. T., 31 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve“, njoftojnë Uniformat Blu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.