Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan dy ditë më parë përvjetorin e 11-të të martesës. Ata darkuan për të festuar këtë ditë speciale për ta, ku shiheshin mjaft të lumtur krah njëri -tjetrit. Mirëpo, çifti, të cilët janë prindër të dy fëmijëve, u përfolën se do të mirëpresin një tjetër bebush. Dyshimet nisën nga fotot që Ami ndau në rrjete sociale, të cilat mes ndjekësve krijuan përshtypjen se mos po fshihet diçka.
Sidoqoftë, në këtë mes nuk ka asgjë të vërtetë, të paktën kështu kanë konfirmuar burime për Prive. Burimet kanë thënë së lajmet rreth shtatzënisë nuk janë të vërteta dhe se nuk do të sjellë në jetë një fëmijë të tretë.