“100 milion brenda natës”, këngëtari shqiptar habit me deklaratën: Falenderoj ‘nacut’

Këngëtari shqiptar Rati, është rikthyer në tregun muzikor me një baladë. Pas gati 15 vitesh nga balada e parë, Rati ka shpjeguar projektin e ri gjatë një interviste, duke kujtuar edhe “momentet e arta” të 15 viteve më parë.

“15 vite që rikthehem me baladë, e fundit ka qenë ‘Një medalje ka dy anë’. Teksti është punuar nga Edlir Begolli, ndërsa klipi është xhiruar në Stamboll. Më ka marrë mall për kohën kur hidhej leku letër. Jo vetëm mua,  po të gjithë artistët e live për kohën kur nisje dhe hidhej leku nga lart. Shifra më e madhe që kam fituar është 100 milionë lekë me gjithë grupin në Laç. I përshëndes shumë ‘naçut,” është shprehur ai.