U publikua në Fletoren Zyrtare nr.201, urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e plotë dhe testet që duhet të paraqesin çdo ditë, punonjësit e administratës shtetërore dhe të qëndrave tregtare në vend duke filluar nga data 4 janar 2021. Në këtë dokument thuhet:
1. Punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, si një ndër kategoritë që rrezikohen dhe përbëjnë rrezik për të tjerët, me qëllim për të penguar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga Sars-Cov-2 (COVID-19),duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës, duke filluar nga data 4.1.2022, një nga dokumentet e mëposhtme:
a) Çertifikatë vaksinimi COVID-19, të lëshuar nga e-Albania, që vërteton vaksinimin e plotë, në formë digjitale apo të printuar;
b) test PCR-je, çdo 5 ditë, të kryer sipas procedures për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars-Cov-2
c) çertifikatë shërimi COVID-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6muaj pas shërimit.
2. Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.