Të dy janë bërë pjesë e Big Brother Vip që nga dita e parë, me 5 tetor 2020.
Kanë kaluar tre muaj nga dita e nisjes së këtij spektakli dhe dy nga banorët që kanë spikatur më shumë janë Iliri dhe Donaldi.
Të dy, kanë qenë vazhdimisht të preferuarit e publikut sipas televotimeve e gjithashtu edhe të preferuarit e banorëve brenda shtëpisë.
Vazhdimisht nëpër rrjete sociale po bëhen sondazhe mes Ilirit dhe Donaldit, ku me një diferencë të vogël, Iliri del të jetë më i pëlqyer.
Së fundmi, Olti Curri në Instagramin e tij ka bërë një sondazh se kush duhet të dalë nga Big Brother mes Ilirit dhe Donaldit dhe rezultatet ishin 27 mijë vota për Ilirin që të dalë dhe 30 mijë për Donaldin.
Se cili do të fitojë këtë Big Brother na mbetet të shohim në finalen e madhe që do të mbahet me 18 shkurt.