Monday , August 25 2025

ZYRTARE/ Torino prezanton Asllanin, vëllai i shqiptarit “shigjeton” Interin: Një dopietë…

Kristjan Asllani është prezantuar si lojtari më i ri i klubit të Torinos, në Itali. Klubi ‘granata’ e ka marrë 23-vjeçarin e Kombëtares në huazim nga Interi për një sezon, me të drejtë për blerje përfundimtare në bazë të performancës.

Edhe pse vizitat mjekësore për Asllanin u kryen katër ditë më parë, një vonesë në dokumentacion ka bërë që prezantimi i tij zyrtar të bëhet vetëm sot. Si për koicidencë, Interi pret sot në Milano pikërisht Torinon, por as Asllani e as Ismajli nuk do jenë të gatshëm për torinezët.

Këtë e ka konfirmuar edhe vëllai i lojtarit të kombëtares, i cili me anë të një komenti në rrjetet sociale, “shigjeton” edhe Interin.

Në videon e prezantimit të Asllanit tek Torino, vëllai i tij komenton se nëse ai do aktivizohej sot kundër Interit, do shënonte gol.

“Nëse do kishte luajtur sot, një dopietë do ishte e sigurt”-, shkruan i vëllai.