Armando Sadiku është lojtari më i ri i Belinzonës në Zvicër. Skuadra që ka zgjedhur Sadiku luan në kategorinë e dytë zvicerane.
Sadiku u përfol më parë për një rikthim tek Elbasani. Në fund asgjë nuk u konkretizua për Superioren, kështu 34-vjeçari vijon të japë kontributin e tij jashtë Shqipërisë.
Njoftimi i Belinzonës:
“Armando Sadiku është lojtari i ri i Belinzonës. Belinzona ka kënaqësinë të mirëpresë një sulmues të vërtetë me përvojë ndërkombëtare: Armando Sadiku. I lindur në vitin 1991, sulmuesi shqiptar me një karrierë të pasur dhe të respektuar ka veshur fanellat e klubeve të njohura si Zyrih, Lugano, Legia Varshavës dhe Levante.
Ai ka luajtur në kampionatet e Superligës, Ekstraklasa, La Liga dhe në liga të tjera europiane, duke sjellë me vete eksperiencë, karizëm dhe më shumë se 30 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, për të cilën ka shënuar në fazën e grupeve të Euro 2016, me një gol historik kundër Rumanisë. Fuqia fizike, instinkti i golit dhe mentaliteti fitues janë tashmë në shërbim të sulmit të skuadrës. Me të, Belinzona synon më lart. Mirë se erdhe në Belinzona, Armando!”
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.