ZYRTARE/ Armando Sadiku bëhet me ekip të ri, prezantohet te kampionët

Armando Sadiku edhe zyrtarisht është lojtari i Goa. Sulmuesi i Kombëtares mbylli aventurën e tij me Mohun Bagan, ndërsa vazhdon të mbetet pjesë e kampionatit indian.

Elbasanasi është prezantuar te ekipi i ri, ndërsa nis kështu një tjetër aventurë të re në karrierën e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk ka vend më të mirë se Goa. Mirë se vini Armando Sadiku” ka shkruar klubi në rrjetet sociale, ndërsa e prezanton nëpërmjet një video spektakolare.