Këngëtarja e njohur shqiptare Altuna Sejdi ka qenë mjaft e komentuar këtë kohë në mediat rozë për shkak të marrëdhënies me partnerin e saj, Patris Berisha. Çifti janë prindër të një djali dhe së fundmi janë ndarë, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre pasi dhe vetë deklaratat që ata kanë dhënë publikisht kanë qenë kontradiktore dhe të paqarta.
“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire”, u shpreh Patrisi në një emision televiziv pak kohë më parë. Ndërkaq, mes thashethemeve për ndarje, një tjetër lajm na ka habitur nga këngëtarja. Krejt papritur ajo ka treguar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, ka shkruar ajo në përshkrimin e pamjeve me të porsalindur nga salla e lindjes.