Nga Kreshnik Spahiu
Zoti Berisha, ju nuk duhet të jepni dorëheqje sepse ty të “duan” të gjithë:
– të do Edi Rama sepse të ka në projektin e tij për t’ia siguruar mandatin e 5 dhe 6.
– të duan fëmijët e tu, sepse kanë planifikuar ta trashëgojnë si pronë me testament partinë që u krijua studentët e dhjetorit 90 por u privatizua nga ty.
– të duan deputetët injorantë dhe servilë se ti ju fut emrin në listat e mbyllura të parlamentit.
– të duan kryetarët e partive të koalicionit sepse s’kanë kokërr vote por ke 20 vjet që ti i fut deputetë në lista të sigurta me logo të PD.
– të do Ilir Meta sepse partia e tij s’ka më elektorat dhe je i vetmi që e mban në politikë.
– të do Greqia sepse je e vetmja fije spiunazhi që i ke mbetur për të realizuar projektin e helenizimit të Shqipërisë.
-Të do Rusia sepse je i vetmi që i kundërvihesh projekteve amerikane në Ballkan
– të do çdo oligark i Ramës sepse me ty filluan bizneset duke privatizuar Shqipërinë.
– të do elektorati provincial që s’dinë të shkruajnë shqip dhe emrin ta thonë “lexhendë”
– të do çdo socialist sepse i motivon më shumë që të bashkohen rreth Edi Ramës dhe mos ju shkojë ndërmend të ndryshojnë votën.
– të duan disa analistë që ju jep honorare dhe mban me para portalet dhe mediat e tyre.
Unë ka vite që nuk shoh një politikan ta duan të gjitha palët kaq shumë sa ju Zoti Berisha.
Jo, jo ti nuk duhet japësh dorëheqjen sepse ti i duhesh të gjithëve.
Me ty fiton Shqipëria sa herë që ti humbet.
Ti nuk je burrë të largohesh….
Ti ke frikë të tërhiqesh….