Dy persona nga Gramshi kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre. Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se familjarët e tyre janë paraqitur në komisariat dhe kanë denoncuar humbjen e tyre duke kërkuar vënien në lëvizje të policisë për gjetjen e tyre.
Ndërkohë, menjëherë policia ka filluar kërkimin e shtetasit F.c 57 vjeç dhe 41 vjeçari, me ininciale B.K.
“Ka kallëzuar shtetasi F. C., 51 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi F. C., 57 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.
Ka kallëzuar shtetasi A. K., 71 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi B. K. , 41 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij”, thuhet në njoftim.