Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ketë pasoja të rënda si për shëndetin tuaj por edhe për njerëzit që i rrethon për shkak se sjell probleme nëse e tejkaloni masën. Freddy është një burrë nga SHBA-ja, i cili pas një nate që e ka tepruar me alkoolin u ngrit me njërin sy të ënjtur dhe ngjyrë vjollcë, por u befasua ku pa letrën që i kishte lënë gruaja e tij.
E gjitha kjo ndodhi kur Freddy doli një të premte me shokët për të pirë dhe gjëja e fundit që ai kujton është se në mëngjes u zgjua në krevatin e tij, çdo gjë tjetër që ka ndodhur para ai nuk e mban mend. Dhimbja e kokës ishte e padurueshme për shkak të gjumit të thellë që kishte bërë. Kur u zgjua ai pa se pranë tij ishin disa aspirina që lehtësojnë dhimbjen e kokës dhe një gotë ujë që vetëm gruaja e tij mund ta kishte vendosur. Një veprim në dukje krejt i çuditshëm për shkak sepse ajo normalisht do të ishte inatosur kur e sheh në gjendje të dehur.
Piu aspirinën dhe shkoi në banjo për të bërë një dush por surpriza më e madhe ishte kur pa syrin e fryrë dhe të nxirë, por që nuk i kujtohej ku e kishte dëmtuar. Teksa shihej në pasqyrë ai pa një shënim në cepin e saj në një letër që e kishte lënë gruaja e tij.
Shënimi lexonte:
Dashuria ime, natën që shkoi ti ishe komplet i dehur, keni bërë skandal duke bërtitur rrugëve deri sa të sollën në shtëpi dhe nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të lija të flije.Të kam lënë mëngjesin në tavolinë, ndërsa unë kam dalë në treg për të blerë të gjithë përbërësit e nevojshëm që të përgatis ushqimin tënd të preferuar dhe në darkë do hamë e gjithë familja bashkë. Gjithashtu të kam lënë rrobat e pastra dhe të hekurosura gati dhe djali ynë do kujdeset për ty. Do kthehem shpejt. Të dua jeta ime. Gruaja jote!”
I shqetësuar për ta kuptuar se çfarë po ndodhte Freddy shkoi tek dhoma e djalit që ta shpjegonte. Djali i tha Freddyt se ai arriti në shtëpi në orën 5 të mëngjesit i dehur më shumë se çdo herë tjetër, deri në atë pikë sa atij nuk i kujtohej se ai ishte djali i tij.
Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, Freddy kishte vjelle në dhomë, duke u rrëzuar papritur dhe duke dëmtuar syrin tek tavolina.
Gruaja e tërhoqi atë në shtratin e tij në mënyrë që të pushonte. Por Freddy nuk po e kuptonte që nëse ishte sjellë aq keq me gruan e tij, pse ajo po sillej kaq mirë me të.
Kështu që ai pyeti sërish djalin dhe përgjigja e bëri të qajë:
Kur mami të çoi në dhomë, ajo u përpoq të hiqte rrobat, sepse ishin gjithë të vjella. Ti pastaj fillove të bërtisje: Më lini të qetë, mos abuzoni me mua. Jam njeri i martuar dhe e dua gruan time, më respektoni!”/Përshtati JOQ.al