Bashkia Elbasan ka nisur punimet për zgjerimin e trotuarit në një segment të rrugës “Qemal Stafa”, me qëllim përmirësimin e aksesit dhe sigurisë së këmbësorëve në qendër të qytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, segmenti në fjalë do të ngushtohet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës 22–29 tetor, për shkak të ndërhyrjeve infrastrukturore që po realizohen në bashkëpunim me GIZ Albania dhe bashkëpunimin gjerman.
Bashkia Elbasan kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet e përkohshme që mund të shkaktojë ky proces dhe fton qytetarët të kontaktojnë në numrin 054252246 për çdo pyetje apo shqetësim lidhur me ndërhyrjen.
Ky investim është pjesë e programit të vazhdueshëm për modernizimin e hapësirave publike dhe krijimin e një qyteti më të aksesueshëm dhe më miqësor për këmbësorët.
