Zgjedhjet e 14 majit/ Hidhet shorti, ja si do renditen kandidatët për kryebashkiakë në Elbasan

Sot është hedhur shorti në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për renditjen e kandidatëve për kryebashkiakë në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 Majit. Nga zgjedhja e rastësishme e goglave për Bashkinë Elbasan Gledian Llatja renditet i pari. Pas tij vjen në listë Luçiano Boçi.

Në Vlorë i pari është renditur Hysni Shara dhe dyti Ermal Dredha. Në Durrës listën e kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Igli Cara.

Në fletën e votimit për kandidatët për Bashkinë e Tiranë, Arlind Qori do të ketë numri 1, duke vijuar më tej me Marko Dajtin dhe me Lajla Përnaskën. Kryebashkiaku Erion Veliaj do mbajë numri 4, ndërsa kandidati koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të jetë i renditur i pesti në fletën e votimit. Roland Bejko do mbajë numrin 6.

Renditja në disa nga bashkitë e vendit:

Elbasan

1.Gledian Llatja

2.Luçiano Boçi

Vlorë

1.Hysni Shara

2.Ermal Dredha

Durrës

1.Igli Cara

2.Emirjana Sako

Korçë

1.Ledina Alolli

2.Sotiraq Filo

Vau i Dejës

1.Klomentina Drini

2.Kristian Shkreli

3.Zef Hila