Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin. Procesi i votimit kryesisht vijon i qetë, përveç një incidenti të ndodhur dje në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona. Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 681,233 vota, e pasuar nga PD-AN me 550,290, PS ka 73 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.
LSI deri më tani ka marrë 96,695 vota, kurse PSD 31,705. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4732.
Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73.485 të pavlefshme.