Zëri yt ka rëndësi: Bashkia Elbasan dhe Forumi OGP nxisin qytetarët të marrin pjesë në pyetësor

Në kuadër të nismës për qeverisje të hapur dhe gjithpërfshirëse, Forumi i OGP Elbasan, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, vijon procesin e mbledhjes së ideve, mendimeve dhe propozimeve të qytetarëve përmes pyetësorit publik të Buxhetimit me Pjesëmarrje 2026.

Deri më tani, mbi 800 qytetarë janë interesuar dhe kanë kontribuar në këtë proces demokratik, duke dhënë mendimet e tyre për prioritetet, projektet dhe nevojat e komunitetit në njësitë e ndryshme të Bashkisë Elbasan.

Ky angazhim i gjerë qytetar tregon dëshirën e komunitetit për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes lokale dhe për të ndihmuar në përcaktimin e investimeve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme.

Bashkia Elbasan nxit të gjithë qytetarët që ende nuk e kanë plotësuar pyetësorin të marrin pjesë në këtë nismë, pasi transparenca, përfshirja dhe llogaridhënia mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit.

Përmes këtij procesi, çdo zë qytetari bëhet pjesë e planifikimit buxhetor, duke kontribuar në ndërtimin e një Elbasani më të gjelbër, më të drejtë dhe më të qëndrueshëm.

Plotëso pyetësorin këtu:

https://www.facebook.com/share/p/16KDvWBoDL/?mibextid=wwXIfr