Zbulohet surpriza për publikun e Xhani Shqerrës, ky është programi që do të drejtojë në Top Channel

Çfarë më shumë se një program atraktiv dedikuar kryeqytetit dhe çdo copëze dinamike që ndryshon bashkë me të çdo ditë, do t’i shkonte më shumë moderatorit të njohur Xhani Shqerra? Pak ditë më parë u zbulua se Xhani është bërë pjesë e ekranit të Top Channel dhe shumë shpejt do të prezantonte projektin që i ishte besuar. Dhe ja ku është…

“Ora e Tiranës”, një format tashmë i njohur për publikun e gjerë, këtë sezon i është besuar elegancës së Xhanit. I prirur gjithmonë të përcjellë në ekran një stil të pastër jete, me detaje elegante e kulturë gjithëpërfshirëse, me siguri, Xhani do ta bëjë shpejt pjesë të vetes edhe këtë format që ka në fokus tema të ndryshme sociale e kulturore, nisma të rëndësishme, reportazhe dhe histori personale nga jetesa e më shumë se 1 milion banorëve që e pasurojnë çdo ditë kryeqytetin.

Programi lifestyle “Ora e Tiranës” do të vijë sezonin e ri çdo të mërkurë në orën 20.00 në ekranin e Top News. Top Channel, sapo ka publikuar edhe videon prezantuese të programit të përjavshëm, I cili ka protagonistin me elegant të kryeqytetit.

Ndërkohë, Xhanin e kemi parë të dielave pranë publikut, me rolin e anëtarit të jurisë në rubrikën e re “Shoku ynë Tili”, në mbështetje të talenteve të vegjël. Energjia pozitive dhe eleganca që e karakterizon kanë gjetur menjëherë mbështetje në publikun e madh dhe të vogël.