Zbulimi i pneumologut të njohur: Tek pacientë të cilët akoma nuk i kanë mbushur 20 vjeç kam parë…

Mjeku i njohur pneumolog, Adrian Jorgji ka treguar për televizionin “Abc News” se Koronavirusi po prek gjithmonë e më shumë edhe moshat e reja, madje iu shkakton dëme tepër të rënda shëndetësore. Ai ka diagnostikuar me pneumoni në të dyja mushkëritë pacientë të cilët akoma nuk i kanë mbushur 20 vjeç.

“Të rinjtë humbasin tek vigjilenca, neglizhenca dhe për shkak se Komuniteti shkencor-mjekësor ka thënë se të rinjtë e kalojnë lehtë dhe nuk duhet të ketë ndonjë merak të madh për ta. Kjo nuk është kështu sepse për shumë muaj kam parë plot të rinj me shumë probleme. Po t’i  referohemi Greqisë, mosha mesatare e të intubuarëve në reanimacion ishte 39-vjeç”, ka sqaruar ai për Ajgena Korbin, në “Abc News”.