Sunday , June 1 2025

Zbardhet shkaku! Ja ushqimi që i infektoi me salmonelë fëmijët e kopshtit në Gramsh

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rasti ne rëndë në Gramsh, ku 17 fëmijë u infektuan me salmonelë në një kopsht.

Burime zyrtare për gazetaren e Top Channel, Bruna Kërçyku bëjnë me dije se infektimi i fëmijëve ka ardhur nga veza me prani të salmonelës. Burime pranë AKU bëjnë me dije se vezët e përdorura në kopshtin nr 1 në Gramsh kanë qenë të kontaminuara.

Fëmijët shfaqën simptoma të helmimit dhe u dërguan në spital me diarre dhe të vjella, e po ashtu me temperaturë javën e kaluar. Pas analizave, rezultoi se 17 prej tyre ishin infektuar me salmonelë.