Ata janë një nga çiftet më të përfolura në trojet shqiptare, ndërsa javë më parë konfirmuan romancën e tyre.
Fjala është për këngëtarët Young Zerka dhe Ronela Hajati, të cilët u komentuan prej vitesh por që deri më tani nuk e pohuan e as mohuan lidhjen e tyre.
Së fundmi, i ftuar në “Klanifornia”, Zerka tha se prej më shumë se pesë vitesh janë të lidhur me këngëtaren, edhe pse shpesh e kanë bërë ‘lëmsh’ publikun me historinë e tyre të dashurisë.
Ronela Hajati, Young Zerka
Pyetësorit të Marinës ai iu përgjigj shumë sinqerisht, duke folur kështu për herë të parë për lidhjen me Ronelën.
Marina Vjollca: Cila është arsyeja që e mbani të fshehtë lidhjen me Ronela Hajatin?
Zerka: Arsyeja është që nuk duam të njihemi vetëm si Zerka dhe Ronela, duam të njihemi si Ronela që bën këtë lloj muzike, Zerka që bën këtë lloj muzike.
Marina Vjollca: Cili është defekti i Ronelës?
Zerka: Nuk ka defekte.
Marina Vjollca: S’ka defekte?
Zerka: Jo, jo nuk ka…
Marina Vjollca: Sa bukur kur një mashkull thotë për partneren e vet që nuk ka defekte.
Marina Vjollca: Për cilën vajzë është më shumë xheloze Ronela?
Zerka: Me thënë të drejtës se besoj se është shumë xheloze tek kjo pjesë.
Marina Vjollca: Po një emër e duam..
Zerka: Te Rihanna e ka më shumë, bëj shaka…
Marina Vjollca: Po ndonjë Rihanna shqiptare nuk ka?
Zerka: Jo, akoma jo.
Marina Vjollca: Sa kohë keni bashkë?
Zerka: Që njihemi?
Marina Vjollca: Që jeni të lidhur mo..
Zerka: 5 vite, 5 vite e gjysmë…
Marina Vjollca: Vërtetë?
Zerka: Po…