Futbollisti i Elbasanit, Dialo, fitoi për herë të dytë në 3 ndeshje, çmimin si lojtari më i mirë i sfidës. I bashkuar me verdheblutë në merkaton e janarit, afrikani tregoi pse po spikat në këtë edicion:
“Faleminderit për çmimin. Dua thjesht të them faleminderit. Kam dëshirë që të ruaj këtë nivel të paraqitjes time gjatë gjithë kampionatit. Kur u bashkova me Elbasanin në janar, kisha 1 vit pa luajtur, nuk isha gati që të paraqitesha gjatë kampionatit. Këtë vit situata është ndryshe dhe jam gati të tregoj cilësitë e mia në fushë.”, u shpreh Dialo.
PANORAMASPORT.AL