Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, njihet për si person hermetik kur vjen puna tek familja dhe jeta e saj private. E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” , artistja ka folur për herë të parë për babain. Njëri prej fëmijëve e ka pyetur se çfarë roli ka patur nëna në jetën e këngëtares, duke qenë se prindërit e saj janë ndarë para shumë viteve dhe ajo është detyruar të rritet pa të atin.
Duke çmuar raportin me të ëmën, për të cilën tregoi se ka qenë edhe nënë, edhe baba për të, Xhensila shtoi se rëndësi ka që secili prej tyre të jetë i lumtur. Kjo pyetje e ka emocionuar shumë artisten e cila me lot në sy tha se pavarësisht të gjithave të atin e do shumë.
“Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba. Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur. Padyshim edhe babain e dua shumë.”
Dy muaj më parë, teksa ishte e ftuar te “E diela shqiptare” këngëtarja tregoi se nëna e saj jetonte në Kosovë, ku kishte gjetur atë që ajo e cilësoi si “princi i kaltër”.