Xhensila është shtatzanë për herë të dytë? Lajmin e bukur e zbulon vet Ajka (Foto)

Xhensila Myrtezaj dhe aktori Besart Kallaku janë prindër të një vajze. Së fundi këngëtarja bashkë me bashkëshortin dhe vajzën kanë nisur pushimet dhe duken super të lumtur.

Në disa imazhe që ajo ka hedhur së fundi në rrjetin social të Instagramit, janë ngjallur dyshime për një shtatzani të dytë.

Xhensila shihet të jetë e shtrirë në det bashkë me vajzën e saj Ajka, me këtë të fundit që duket se po i hedh një sy barkut të nënës së saj.

Nuk dihet nëse veprimi i vajzës së çiftit ishte një gjë natyrshme apo ajo po paralajmëron për diçka. Xhensila njihet për format e saj trupore fantastike dhe do të binte në sy direkt me një foto më të qartë, nëse është në pritje të ëmbël.

Në vitet e fundit ajo ka bërë shumë bashkëpunime të suksesshme, me këngë kryesisht ritmike dhe me kompozime nga Kosova. Duket se e ka gjetur veten mirë edhe me kompozitorin Pirro Cako.

Besi, nga ana tjetër, është më tradicional dhe popullor. Ai i ka vënë synim të vetes të rikthejë hitet e së kaluarës, plus që punon edhe te “Kosherja”.