Mbrëmjen e së shtunës historia që mbylli puntatën e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e 13-vjeçares Kaltra. Ajo festonte ditëlindjen dhe kishte zgjedhur programin për t’ia bërë ditën të paharrueshme. Për të surprizuar Kaltrën në një lidhje direkte për “Dua të të bëj të lumtur” ishin moderatorët Xhemi Shehu dhe Ermal Mamaqi, dy idhujt e saj.
Teksa po uronte vogëlushen për ditëlindje Xhemi ka habitur të gjithë me deklaratën e saj. Ajo tha se ka shtatë vite që nuk e feston ditëlindjen dhe Arbana zbuloi se kjo ndodh pasi të ftuarit e saj nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Madje nuk flasin fare.
“Ti Arbana e di që unë kam 7 vjet që nuk e festoj ditëlindjen, jo se nuk dua por nuk mundem… sa vjen ai momenti që duhet të bëj listën me të ftuarit, aty anulohet dhe ditëlindja ime”, tha Xhemi. “Sepse nuk i flasin të ftuarit me njëri-tjetrin”, zbuloi Arbana duke qeshur. Moderatorja tregoi se i ndan të ftuarit me 20% me grupe dhe asnjë nga këto grupe nuk flasin me njëri-tjetrin.