Vunë baste online përmes celularit, vihet në pranga pronari i lokali në Elbasan

Pronari i një lokali në Elbasan është vënë në prangapër ushtrimin e paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.

Ndërkaq ka nisur hetimi në gjendje të lirë ndaj një personi tjetër që është kapur duke vënë baste sportive në lokal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 60-vjeçarit, në lagjen “Shënkoll”, shërbimet e Policisë gjetën në celularin e tij, biseda dhe aplikacione për vënien e basteve sportive.