Thursday , August 28 2025

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë në moshën 66-vjeçare aktori dhe regjisori Naun Shundi

Ndërron jetë në moshë 66-vjeçare aktori dhe regjisori Naun Shundi.

Shundi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Artisti u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët që të kërkojnë ndihmë.

Më pas ai u rikthye në Shqipëri, ku vijoi trajtimin mjekësor në QSUT, shpenzimet e së cilës u mbuluan nga ministria e Shëndetësisë

Naun Shundi është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare, me kontribute të shumta në teatër dhe dramaturgji, si dhe themelues i një hapësire të veçantë kulturore përmes teatrit të tij.